KF SHIPKOVICA

- ËSHTË SHOQATË VULLNETARE,JOQEVERITARE,JOPARTIAKE DHE JO PROFITABILE,E FORMUAR NGA VULLNETI I LIRË I QYTETARËVE.KA PËR QËLLIM REALIZIMIN,MBROJTJEN DHE HARMONIZIMIN E BINDJEVE DHE INTERESAVE PËR PROMOVIMIN E SHOQËRISË NËPËR BASHKËSITË LOKALE,SI DHE PËR KRYERJEN E AKTIVITEVE TË INKURAJIMIT TË VLERAVE MORALE,FORCIMIN E MARDHËNIEVE NDËRETNIKE DHE ZHVILLIMIN EKONOMIK NË TERITORIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT DHE MË GJËRË NË PËRPUTHSHMËRI ME KUSHTETUTËN DHE LIGJIN.
- QËLLIMI ËSHTË QË TË REALIZOJMË PROMOVOJMË DHE ZHVILLOJMË FUTBOLLIN DHE AKTIVITETE TË TJERA SPORTIVE , QË JANË ME INTERES TË PËRBASHKËT.
- SHOQATA KLUBI I FUTBOLLIT SHIPKOVICA KA STATUSIN E NJË SUBJEKTI JURIDIK.
- AKTIVITETI KRYESOR ËSHTË AKTIVITET I NJË KLUBI SPORTIV.
- SELIA E SH.K.F SHIPKOVICA GJENDET NË FSHATIN SHIPKOVICË DHE ËSHTË E PËRQËNDRUAR NË TËRË TERITORIN E REPUBLIKËS MAQEDONIA E VERIUT DHE MË GJERË.


VËMENDJE VËMENDJE VËMENDJE

LAJM GËZIMI PËR SHIPKOVICAS-IT
KF SHIPKOVICA-KLUBI AMË I SHIPKOVICASVE
ZYRTARISHT FFM KA FUTUR NË SISTEM KLUBIN TONË
ME EMRIN KF SHIPKOVICA 2018
Perfundimisht na morem lajmin më të mirë nga portalli www.macedonianfootball.com                  që KF SHIPKOVICA do te jete me listen e klubeve te Maqedonisë dhe do kemi te drejten e pjesmarjes ne ligen e 4 perbashket komunale TETOVË , KY eshte nje lajmi i madh per ne dhe kjo date e Madhe te SHENOHET MEQE KF SHIPKOVICA Zyrtarysht DO TE FIGUROJ NE SISTEMIN ZYRTAR TE FFM-SE. Te nderuar VLLEZER SHIPKOVICAS MBAJENI MEND KETE DATE PRA. DATA 21.SHTATOR 2019 DITE E SHTUNE.

Shpresojme qe se shpejti ,do te figurojme edhe ne listen e UEFA-së , FIFA-se (federates nderkombetare te futbollit ) si nje klub serioz me te drejte dhe mbrojtje nderkombetare.

ME RESPEKT
KRYETARI I SHOQATES
KLUBI I FUTBOLLIT SHIPKOVICA
Z. Hasan Fazlija
  • Udhëzim për plotësimin e fletpagesës bankare në gjuhën Shqipe
             *Ju lutemi klikoni djathtë në mouse the më pas view image  për të zmadhuar imazhin!!!

  • Udhëzim për plotësimin e fletpagesës bankare në gjuhën Maqedonase
                



KF SHIPKOVICA një RREZE shprese e shëndruar në shqiponjë

Falë zotit që edhe kjo punë me një rëndësi të madhe në lëmin e sportit u kry me sukses, dëshmuam dhe vërtetuam edhe institucionalisht vendosmërinë dhe këmbënguljen tone të forte për Klubin amë posaçërish për Shipkovicasit ,pore dhe më gjërë. Si të tillë duke vazhduar të krijojmë , ndërtojmë dhe kultivojmë , institucionet tona të kultures dhe sportit kështu edhe shoqata jonë KF Shipkovica u realizua nga vetë fakti në fjalë dhe duke marë parasyshë dëshirën dhe ëndrën e gjithë banorëve Shipkovicas e veçenarishtë të rinisë e cila është ardhmëria jonë dhe të gjithë banorëve të trevës së sharrit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, dhe nga vetë fakti i të qenit popull paqëdashës një gjë e tillë u realizua po në atë mënyrë. KF Shipkovica parimisht do të jetë klub ynë i çmuar dhe I përbashkët shumë i nevojshëm gjë të ciliën Shipkovicasit do ta vërejmë në të ardhmen . Kështu ne vepruam për të mbrojtur, realizuar ,kultivuar , dhe prezentuar sukseset edhe në sport jo vetëm në trojet tona etnike por edhe jashta atyre meqe kemi hasur në vështirësi të ndryshme sikurse diskriminim , përbuzje ,shkelje të së drejtës parimore të njeriut që të jetë I lirë kudo që ai të gjindet dhe të veproj si i lire. Sidoqoftë suksest nuk kanë munguar edhe aktivitetet sportive edhe sukseset kanë rrjedhur vazhdimisht qoftë në vend poashtu edhe nëpër vendet tjera ku Shipkovicasit jetojnë dhe veprojnë. KF Shipkovica si një klub i Shipkovicasve në Maqedoninë e veriut do të jetë dhe do dë vazhdoj rrugën e tij si të gjithë klubet e tjera të viseve tona. Me siriozitetin më të madh dhe vendosmëri por edhe me punë të palodhshme do të marshojmë drejtë sukseseve të reja si në krijimin e institucionit sportiv dhe të strukturave përbërëse të klubit poashtu edhe të personaliteteve sportive ,si dhe në krijimin edhe kultivimin e miqësive të reja të bashkpunimit. Jemi më se të vetëdijshëm për vështirësitë dhe pengesat e mundëshme që do të ballafaqohemi por jemi të guximshëm dhe të sigurt qo do t’ia dalim t’i tejkalojmë dhe do të shënohen si vlerë historike në rrugën tone të suksesit. Duke pas në konsideratë të thellë dhe me respekt të veçantë ndaj institucionet dhe peronaliteteve më të rrëndësishme në vendin tonë ne me plotë vetëdije dhe vazhduam me përpikmëri seriozitetin dhe me vetëbesim duke respektuar ç ‘do rregull ligjore .
Me sjelljen e vendimit për emblemën e klubit me ngjyrat që na përkasin neve , zyrtarisht pra të KF Shipkovicës fituam legjitimitet dhe automatikisht duke u shëndruar në një subjekt juridik me status të pavarur.Kjo do të thotë se ne jemi të aftë që si për fillim në mënyrë të pavarur të zhvillojmë sportin konkretishtë futbollin dhe të aftësohemi për më tepër dhe në edhe ate në mënyrë të mirfilltë.Dihet se angazhmi ynë duhet më tepër të intensifikohet. Duke analizuar aktivitete sportive të së kaluarës në Shipkovicë dhe të shipkovicasve vërtetohet se aktiviteti sportiv e veçënarisht futbolli ka qenë i pranishëm në kuadër të mundësive vullnetare edhe ate që nga periudha e vitetve të 90 – nëntëdhjeta edhe ate paralelisht me aktivitetet tjera kultrore e organizative. Të gjitha këto janë një vlerë dhe si rezultoi kunkluzioni i themelimit të klubit .
Përveç asaj duke marë parasyshë edhe pjesmarjen individuale të një numri të shipkovicasve nëpër klubet e vendit por edhe në mërgim me pjesëmarjen e tyre në klubet të ndryshme të vendeve të ndryshme të evropës perëndimore. KF Shipkovica do të mbetet një rreze shprese dhe klub me vlerë që doemos duhet përkrahur vlerësuar dhe kultivuar si të vetmin klub amë të shipkovicasve.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës KF Shipkovica
për opinionin e gjërre







SHOQATA image
I BUILT MY SITE FOR FREE USING