Në periferinë e fshatit tonë të bukur, të rrethuar nga natyra dhe peizazhet mahnitëse, ne kemi një mundësi të artë për të krijuar diçka të veçantë për komunitetin tonë. Projekti i ri, i quajtur Malësia Park, do të shëndërrojë ledinën e fshatit në një stadium modern që do të jetë në shërbim të banorëve, të rinjve dhe të ardhmes sportive të fshatit tonë. Objektivat e Projektit Këtë projekt ambicioz synojmë ta realizojmë me qëllim që të promovojmë sportin të krijojmë një hapësirë ku të rinjtë dhe fëmijët tanë mund të zhvillojnë talentet e tyre sportive. Forcojmë Komunitetin të ofrojmë një vend ku banorët mund të mblidhen për të mbështetur ekipet e tyre lokale dhe për të shijuar ndeshje emocionuese. Zhvillojmë Infrastrukturën: Të përmirësojmë infrastrukturën e zonës përmes ndërtimit të një stadiumi me shkollë futbolli, vendparkime, dhe zona pushimore. Avantazhet Projekti Malësia Park nuk është vetëm për sport, por një qendër integruese që do të ofroj shkollë Futbolli një program trajnimi për fëmijët dhe të rinjtë që duan të mësojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre futbollistike. Ambulantë dhe Shërbime Ndihmëse: kushte sigurie dhe kujdesit mjekësor për të gjithë pjesëmarrësit dhe shikuesit. Vendparkime të Bollshme: Kompleksi do të ofrojnë parkim të mjaftueshëm dhe të sigurt për të gjithë vizitorët, duke lehtësuar qasjen dhe përdorimin e stadiumit. Një E Ardhme e Ndritur për Shipkovicën Parku i Malësia është më shumë se një projekt, është një ëndërr që po bëhet realitet. Ky stadium do të jetë një simbol i përkushtimit tonë ndaj sportit, edukimit dhe komunitetit. Ne ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të kontribuoni në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Na bashkohuni në këtë udhëtim emocionues për të transformuar fshatin tonë dhe për të ndërtuar një trashëgimi që do të zgjasë për brezat që do të vijnë. Malësia Park do të jetë më shumë se një stadium, do të jetë zemra e re e Shipkovicës. me respekt , Këshilli i Shoqatës, KF Shipkovica
Mëso më shumë